Festa kombëtare e 28 Nëntorit po festohet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, shkruan albinfo.at.

Organizim spektakular ishte në Baden, ku shumë shqiptarë festuan Ditën e Flamurit.

Iniciatorja kryesore e këtij organizimi ishte “17 Shkurti”, ku kryetari Tahir Turkaj, së bashku me zv. kryetaren e qytetit të Badenit, Helga Krismer Huber, eurodeputetin Lukas Mandl, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, zt. Roland Bimo, si dhe miq të tjerë nga Shqipëria e Kosova, u festua Dita e Flamurit. /Albinfo.at

