Skip to content

11 të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në SHBA

Të paktën 11 persona janë qëlluar nga një person që sulmoi me armë zjarri në New Orleans, rajon juglindor i shtetit amerikan të Luizianës.

Një i dyshuar hapi zjarr në lagjen e njohur për jetën e saj të natës pak para orës 3.30 të mëngjesit të së dielës, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.

Dy nga viktimat u shtruan në spital, të cilat janë në gjendje kritike. Të dy të lënduarit janë plagosur në gjoks.

Shaun Ferguson, nga radhët e forcave të rendit, ka konfirmuar që një person i dyshuar është ndaluar. Ai theksoi se është e paqartë se çfarë përfshirje, nëse kishte, personi i ndaluar kishte në të shtëna.

Asnjë arrestim nuk është bërë që prej orës 08:30 të mëngjesit me kohën lokale.