Skip to content

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kjo tregon angazhim të madh të diasporës shqiptare për procesin zgjedhor në Kosovë.

Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të tetorit 2025 është mbyllur më 29 gusht. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga gjithsej 56,778 aplikime, janë miratuar 46,015.

Në mesin e tyre, Zvicra renditet e dyta pas Gjermanisë, me 11,024 qytetarë të regjistruar për të votuar. Kjo tregon angazhim të madh të diasporës shqiptare në Zvicër për procesin zgjedhor në Kosovë.

Sipas KQZ-së, gjatë periudhës së aplikimit (23 korrik – 29 gusht) 10,094 janë refuzuar.