Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe do të mbyllet Kampionati Botëror ”Katar 2022”. Kroacia dhe Maroko do të luajnë të shtunën ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa një ditë më vonë zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës. Tani janë caktuar 11 golashënuesit më të mirë deri më tani në Kupën e Botës, përcjell albinfo.ch.
Listës i prijnë Lionel Mesi dhe Kilian Mbape me nga 5 gola.
Hulian Alvarez i Argjentinës dhe Olivier Zhiru i Francës kanë shënuar nga 4 gola deri më tani.
Listën prej 11 golashënuesve e mbyllin shtatë futbollistë të tjerë me nga tri gola: Ramos (Portugali), Morata (Spanjë), Rashford (Angli), Saka (Angli), Riçarlison (Brazil), Valencia (Ekuador), Gakpo (Holandë).