Të gjitha shtetet e BE-së së bashku, duke ua shtuar këtu edhe shtetet jo anëtare si Zvicra Norvegjia dhe Islanda kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për të kryer dëbimin në vendet e tyre të migrantëve ilegalë ose me azil të refuzuar.
11.3 miliardë euro u ka kushtuar e gjithë kjo vendeve të përmendura nga viti 2000 e deri më sot. Edhe 1.5 miliard euro kanë shkuar në sigurimin e kufijve.
Te këto shifra ka ardhur një studim i realizuar nga një rrjet ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin kanë marrë pjesë edhe punëtorë nga SRF (Radiotelevizioni Publik i Zvicrës).
Hulumtimet e këtij rrjeti ndërkaq tregojnë se gjatë kohës së njëjtë, migrantët u kanë paguar bandave trafikuese rreth 16 miliardë euro për kontrabandimin e tyre.