Në 24 orët e fundit 1065 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 29,915, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 3.6 për qind.
BAG raporton gjithashtu 8 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 45 persona shtesë u shtruan në spital. Vlera R është 1.01.