Sot është bërë një dekadë që kur vdiq Mbreti i Popit, Michael Jackson. Këngëtari po përgatitej për një turne që synonte rehabilitimin e karrierës, financave dhe imazhit të tij kur vdiq në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë e propofolit anestetik më 25 qershor 2009.
Jackson do t’i kishte 60 vjet nëse do të ishte gjallë. Vdekja e tij trondit fansat në mbarë botën dhe pushtoi titujt e mediave. Shërbime përkujtimore u mbajtën në gjithë botën dhe u ringjall muzika e tij.
Akuzat për ngacmimin e fëmijëve e mbërthyen këngëtarin në vitet e tij të fundit të jetës dhe arritën kulmin me një gjyq të vitit 2005, ku Michael u shpall i pafajshëm, përcjell albinfo.ch.
Akuzat u harruan të paktën deri në ringjalljen e tyre në një dokumentar të këtij viti.