10 gratë shqiptare ndërmarrëse nga Kosova, kanë filluar sot takimet me bizneset dhe profesionistët nga diaspora në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Ato po priten nga Konsulli i Cyrihut, Sami Kastrati, bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi.
Gjatë dy ditëve qëndrim në Zvicër, 10 gratë që përfaqësojnë 10 biznese që i përkasin fushave të përpunimit të ushqimit dhe teknologjikë (TIK) do të kenë mundësi takimi dhe rrjetëzimi me bizneset e diasporës.
Gjatë ditës së sotme ato do të kenë mundësi edhe të vizitojnë biznesin Dinnova AG, që i përket sektorit të TIK-ut.
10 gratë ndërmarrëse kanë qenë pjesë e kohortës së parë të projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”, të mbështetur nga USAID Kosovo #CompeteActivity.
Pas shtatë muajsh si pjesë e këtij projekti, takimi në Zvicër ka për qëllim të mbështes partneritetet e reja të biznesit dhe qasjen në tregjet e huaja të produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë në pronësi dhe/ose të menaxhuara nga gratë në Kosovë.



