Të udhëtuarit nga një vend në tjetrin, qoftë edhe për një ditë, kërkon përgatitje. Dhe shpeshherë, udhëtarët harrojnë të marrin me vete gjësende që mbase duken të panevojshme, por kur të vendosen në vendin e caktuar, do t’ia kenë nevojën, shkruan albinfo.ch.
Andaj, nëpër supermarkete të ndryshme, të cilat frekuentohen më shumë nga turistët, mund të gjeni edhe produkte që nuk duken shumë të nevojshme, por që janë vendosur për një arsye: janë gjëra që turistët i harrojnë në shtëpi, dhe shitoret ua ofrojnë zgjidhjen.
Albinfo.ch ka përzgjedhur 10 produkte që turistët i harrojnë më së shpeshti, sipas thetravel.com.
Çadra
Peshqirë
Heqësi i njollave
Thjerrëzat ose syzet
Çanta për rroba të palara
Xhaketa
Rroba banjo/Bikini
Syzet e diellit
Mbushësi i telefonit
Pasta për dhëmbë