Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
Në total numri i rasteve aktive është 632.