Rreth 1 orë e 30 minuta është pritja për të kaluar kufirin në Merdar, sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregohet se kolona në Merdar është e gjatë rreth 300 metra, ndërsa në pikën tjetër, te Dheu i Bardhë, kolona është 250 metra.
Në Jarinje pritja është 20 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare nuk ka fare pritje.