Strategjia “Evropa Juglindore 2020” u miratua nga delegacioni i Ministrave të Ekonomisë nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Maqedonia.
Zv. ministrja e Shqipërisë për Zhvillimin e Ekonomisë dhe Tregtisë, Brunilda Paskali, deklaroi se ishte e gatshme për të zbatuar strategjinë e miratuar. “Kam shumë besim te strategjia “Evropa Juglindore 2020″ dhe besoj në vendosmërinë tonë politike për t’i arritur synimet deri në fund”, është shprehur ajo.
Komisioni Evropian ka ofruar ndihmë teknike dhe financiare për përgatitjen e planeve që do të ndihmojnë në zbatimin e strategjisë.