“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në 20 ditët e para të këtij gushti kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milion turistë të huaj, ose 16,5 % më shumë se sa i gjithë gushti i kaluar”, ka deklaruar kryeministri Rama.
Sipas tij, sektori i turizmit po shënon rritje për çdo vit, e kjo ndikon në zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë.