Ueli Maurer ka paraqitur një paketë masash të mundshme. Pothuajse gjysma e buxhetit do të përdoret për rehabilitimin e qendrave sportive ekzistuese.
Këshilli Federal dëshiron të promovojë sportin amator dhe profesional në 15 vjetët e ardhshëm me pothuajse një miliard franga.
Zbatimi është paraparë në dy faza, 2018-2029. Gjatë kësaj periudhe, një total prej 935 milionë frangash zvicerane do të investohen.
E pamohueshme për Ueli Maurer është rinovimi i qendrës sportive ekzistuese në Macolin (BE) dhe Tenero (TI).
Për rinovimin e tyre Këshilli Federal ka vënë mënjanë gati gjysmën e 935 milionë frangave.