Edhe një sukses i këngëtares shqiptare në karrierën muzikore. Super hiti i artistet shqiptare Dua Lipës ‘New Rules’ po vazhdon të thyejë rekorde edhe një vit pas publikimit.
“New Rules është dëgjuar një miliard herë në Spotify. Është bërë këngëtarja e dytë femër që arrin një rekord të tillë”, shkruan në njoftimin e Spotify, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë artistja shqiptare përmes rrjeteve sociale, teksa i ka falënderuar të gjithë fansat.
Theksojmë se kënga e publikuar në korrik të vitit të kaluar deri më tani është shikuar mbi 1.5 miliard herë në YouTube.