Në Zvicër, arsimi rregullohet nga kantonet, që do të thotë se ka dallime në të gjithë vendin pavarësisht lëvizjeve të fundit për harmonizimin e sistemit shkollor, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit që mësojnë në shtëpi duhet të kalojnë teste të rregullta në matematikë dhe frëngjisht ose gjermanisht.
Inspektorët vizitojnë shtëpitë e tyre të paktën një herë në vit për të kontrolluar nëse fëmijët i përmbushin standardet e vendosura, shkruan “Swissinfo.ch”.
Ka propozime për të rishikuar ligjin në kantonin Vaud, gjë që mund të kërkojë që prindërit të kenë kualifikime mësimore në të ardhmen.