Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa janë 573 mijë e 312 qytetarë, të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e fundit, MSH ka njoftuar se dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3 mijë e 285 testime të kryera.