Shtetet e Bashkuara do të rihapen nesër për udhëtarët nga jashtë, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Megjithatë, shtetasit e huaj të rritur duhet të imunizohen me vaksina të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ose Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se fëmijët nën 18-vjeç janë të përjashtuar nga rregullat e reja, si dhe personat me probleme shëndetësore.
Pasagjerët do të duhet ende të tregojnë konfirmimin e një testi negativ në COVID-19, i bërë brenda 72 orëve nga nisja për në Shtetet e Bashkuara.
Për shkak të kushteve të vendosura nga autoritetet amerikane, shumë pasagjerë që morën vaksina të përdorura në pjesë të tjera të botës – si Sputnik V rus ose KanSino kinez, po përpiqen të imunizohen me vaksina të miratuara nga autoritetet amerikane./AP