“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze.
Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS, si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon.
Ditë më parë është vrarë edhe kreu i ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi, i cili është zëvendësuar menjëherë me kreun e fisit të njëjtë Al-Ibrahim Al-Hashimi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.