Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 341 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar 64 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 1 521. Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 78 doza të vaksinës kundër COVID-19.