Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” për të marrë pjesë në marshin e quajtur Parada e Krenarisë.
Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”. Në tubim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përcjell albinfo.ch.
Parada e Krenarisë organizohet nga komuniteti LGBTI, në kuadër të Javës së Krenarisë.