Në tetor, norma e papunësisë në vendet që përdorin euron si një monedhë e përbashkët ka shënuar rënie në 10.7 për qind, krahasuar me 10.8 për qind që ishte vërejtur një muaj më parë.
Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga fundi i vitit 2011. Në një minimum të ri rekord i papunësisë ishte shënuar në Gjermani, 6.3 për qind.
Edhe pse niveli i papunësisë në zonën e euros si një e tërë është ende i lartë, ende ka rënie me 1.5 pikë të përqindjes, nga 12.2 për qind që ishte regjistriar në mesin e vitit 2013. Ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet, por me ritëm relativisht të dobët.
Papunësia në vendet jugore të BE-së është ende shumë e lartë, mbi 20 për qind në Greqi dhe Spanjë, thuhet në informacionet e fundit nga Eurostat.