Televizioni shtetëror gjerman „ARD“ , i cili javën e kaluar zgjodhi përfaqësuesin nacional për në Eurovision, tërhoqi vendimin, pasi në rrjetet sociale, në media dhe qarqet politike zgjedhja e tij ishte kritikuar ashpër si akt homofobik dhe antisemitist.
Në deklaratën e tij „ARD“ ende pretendon se ka zgedhur një këngëtar të shkëlqyer dhe se arti i tij nuk është racist apo homofobik, por se shërbimi nacional i televizionit publik nuk ka mundur ta injorojë publikun.
Këngëtari i popullarizuar i rokut, tekstet e të cilit përshkruhen si antisemitiste dhe homofobike, tani do të zëvendësohet me pëlqimin e publikut gjerman.
Najdo, i cili është me origjinë të përzier indiane, afrikane dhe gjermane, u kritikua për këngët, në të cilat thuhet se homoseksualët janë pedofilë dhe përmbajnë mesazhe antisemitiste.