Zviceranët kanë më pak brenga, thuhet në një krahasim ndërkombëtar. Dominon kryesisht frika nga emigracioni dhe mungesa e integrimit.
Bëhet fjalë për studimin ndërkombëtar «Challenges of Nations 2015».
Në krye të shkallës së brengave në botë janë çmimet në rritje dhe në rënien e fuqisë blerëse. Ndryshe, në Zvicër mbizotëron sidomos frika nga emigracioni dhe mungesa e integrimit. Tre nga dhjetë të anketuarit në këtë drejtim janë të shqetësuar – në krahasim me vitin e kaluar, një rritje prej katër për qind.
Është rritur në Zvicër edhe shqetësimi për stabilitetin ekonomik. 15 për qind e zviceranëve janë të shqetësuar nga pothuajse dy herë më shumë si vitin e kaluar.
Përveç papunësisë, në radhë vijnë dhe problemet mjedisore në vendin e tretë dhe të katërt.
http://www.gfk.com/ch/















