Mediet franceze njoftojnë se rreth orës 22.30 në disa pika të ndara në qytetin e Parisit kanë ndodhur shpërthime dhe të shtëna me armë që kanë rezultuar me të paktën 40 persona të vrarë. Shpërthimet e papritura kanë ndodhur në afërsi të stadiumit Stade de Frace ku po luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani.
Sipas informatave paraprake të mbledhura nga mediet frankofone, një person i armatosur është qëlluar nga policia dhe dy të dyshuar janë ende të kërkuar.
Mediet përmendin edhe mundësinë që të jenë marrë peng rreth 60 persona .
Në një situatë akoma të paqartë thuhet se po mbahen peng me qindra spektatorë brenda sallës së Bataclan-it në Paris.
Presidenti Hollande dhe ministri i brendshëm në Qeverinë e Francës kanë janë kthyer urgjentisht në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë ngritur shtabin e emergjencës.