Dy prej autobusëve pa shoferë, që janë disejnuar nga kompania BestMile, dhe janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Postbus”, do të bartin pasagjerë në qytetin e Sionit, në kantonin Valais, ku frengjishtja është gjuhë zyrtare.
Testimi dy vjeçar është një hap i rëndësishëm për teknologjinë e automjeteve autonome, por shërbimi në fjalë do të jetë i kufizuar. Dy autobusët e parë do të transportojnë nëntë pasagjerë dhe do të mbulojë vetëm rrugët turistike në qytetin e vjetër të Sionit.
Shfrytëzimi testues i këtyre autobusëve është kontrata e parë komerciale “BestMile”, kompani e themeluar në janar të vitit të kaluar.
Dy themeluesit e saj janë të diplomuarit nga Instituti Zviceran Federal të Teknologjisë (EPFL) në Lozana, Anne Koymans dhe Raphael Gindrat.
Të dy me ndihmën e ekspertëve të tjerë në fushën e tyre shkencore, kanë punuar për të zhvilluar algoritme që do t’u mundësojnë autobusëve navigacion të duhur nëpër rrugë, me të ciat do të identifikojnë pengesat në rrugë pa ndërhyrjen e shoferit.
Autobusët do të kontrollohen në të njëjtën mënyrë si avionët nga kullat e kontrollit nëpër aeroporte.