Banka më e madhe zvicerane UBS është nën hetime në lidhje me aktivitetet korruptive në FIFA.
Javën e kaluar ka nisur një hetim kundër „Credit Suisse”, bankë e cila dyshohet për të njëjtin lloj të aktivitetit në lidhje me pastrimin e mundshëm të parave nga zyrtarët e korruptuar, duke bërë marrëveshje me disa federata botërore të futbollit.
„UBS ka hetuar dhe kontrolluar llogaritë e FIFA-s dhe federatat e tjera të futbollit, si dhe dhe llogaritë e individëve”, tha banka.
Ligjet zvicerane kërkojnë bankat për të raportuar të gjitha llogaritë dhe transaksionet e dyshimta.
Autoritetet amerikane dhe zvicerane në muajin maj thanë se po hetojnë kundër 14 zyrtarëve të FIFA-s për korrupsion të rëndë me mbi 150 milionë dollarë.