Në përkrahje të refugjatëve sirianë, në Cambridge të Britanisë së Madhe do të hapet ekspozita “A Moving Identity”. Dy ditë, më 20 dhe 21 nëntor, dashamirët e artit do të kenë rastin të shohin punimet e artistëve nga shtete të ndryshme, si: Kosova, Siria, Palestina, Libani, SHBA, Serbia, etj.
Kosova do të prezentohet nga artistët Gazmend Ejupi dhe Bekim Ratkoceri që veprojnë në Britaninë e Madhe dhe Shuk Orani që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë.
Punimet e artistëve që do të prezentohen në Cambidge Science Park janë të inspiruara nga përvoja e tyre apo e anëtarëve të familjeve të tyre të zhvendosur nga lufta, apo që ende vazhdojnë të jetojnë në luftë.

