Qeveria e Zvicrës do t’i investojë 13.2 miliardë franga në periudhën 2017-2020 në infrastrukturën hekurudhore.
Kjo është rreth 2.3 miliardë më shumë se në periudhën aktuale.
Paratë vijnë nga fondi i ri i infrastrukturës hekurudhore, i cili ishte krijuar pas miratimit të iniciativës “Fabi” vitin e kaluar nga elektorati zviceran.
Paratë vijnë ndër të tjera edhe nga konfederata dhe kantonet, nga tatimi mbi vlerën e shtuar, etj.