Herolinda Rexhepi dhe Shpetim Xhemaili, dy kandidët me origjinë shqiptare nga Solothurni për deputetë të Parlamentit nacional të Zvicrës sjellin për lexuesit e albinfo.ch atmosferën nga shtab i tyre zgjedhor.
Ata së bashku me kandidatët zviceranë nga CVP janë në pritje të numërimit të votave nga procesi i sotëm zgjedhor në Zvicër.
Sipas rezultateve aktuale në listën e të rinjve CVP/PDC-së, Herolinda Rexhepi figuron e treta ende pa u numëruar votat në të gjitha komunat e Solothurnit.
Albinfo.ch do të sjell atmosferën edhe nga shtabet tjera zgjedhore të kandidatëve tjerë me origjinë shqiptare që kanë garuar për një ulëse në Parlamentin e Zvicrës.