“Truri” kërkon një jetë të re në vende evropiane, si Gjermania, Zvicra, Suedia, Italia, Holanda dhe Sllovenia.
Numri i qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë një jetë të re jashtë vendit është në rritje.
Analiza e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim përsëri tregon shifra alarmante.
Për vetëm një vit nga Maqedonia u largua 20,562 qytetarë, i cili është një numër rekord i të zhvendosurve në 15 vjetët e fundit.
Deri tani, nga Maqedonia kanë emigruar mbi 600 mijë njerëz.
Pagat e ulëta dhe papunësia janë arsyet kryesore pse njerëzit janë të gatshëm të largohen nga vendi, duke kërkuar një të ardhme më të mirë diku tjetër.