Një aeroplan ushtarak zviceran ishte rrëzuar në zonën e pabanuar në zonën lindore franceze , Doubs, pa shkaktuar viktima, thanë autoritetet franceze.
Ministria Federale e Mbrojtjes së Zvicrës ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se ende nuk dinë për arsyet e rrëzimit.
Piloti kishe arritur të shpëtonte duke dalë me kohë nga aeroplani, dhe ishte dërguar në Spitalin Universitar të Besancon.
Bëhet fjalë për një lloj avioni F-18, i cili u ngrit nga një bazë ushtarake në Pajern të Zvicrës.
Avioni ishte rrëzuae në territorin francez 20 kilometra në lindje të Besancon, gjatë mbajtjes së ushtrimeve të përbashkëta ajrore Francë- Zvicër.
Zvicra ka në pronësi 32 avionë të tillë ushtarak F-18 , prodhim amerikan.