Lojtarët e kombëtares shqiptare që luajnë për ligën zvicerane janë kthyer gjatë ditës së sotme te skuadrat e tyre.
Gjashtë futbollistët shqiptarë me një avion privat janë larguar nga Tirana, ku festuan deri në mëngjes në Pub-et e Tiranës kualifikimin në “Euro 2016”.
Para se të lënë aeroportin e Tiranës, ata kanë bërë disa fotografi, ndërsa njëri nga golashënuesit ndaj Armenisë, Berat Gjimshiti, ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale dhe ka shkruar: “By Albania, hello Switzerland!


