Një manifestim festiv është organizuar ad-hoc edhe në Gjenevë, nga një grup i të rinjve shqiptarë.
Ata me flamuj kombëtarë dhe rekuizita të tjera me shqiponjën dykrerëshe janë tubuar në sheshin “LES EAUX-VIVES” të këtij qyteti dhe fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë e kanë festuar me këngë e valle. Këngët dhe vallet i ka shoqëruar herëpashere edhe hedhja e fishekë zjarreve dhe jehona e burive të veturave.
Organet e rendit e kanë përcjellur me mjaft profesionalizëm kremten e këtyre të rinjve.
Në mënyrë që mos të ndërpritet gëzimi i tyre ata kanë drejtuar të gjitha hyrjet dhe daljet e veturave në këtë shesh palejuar për as një moment bllokimin e komunikacionit.
Të rinj e të reja të të gjitha trojeve shqiptare që prej vitesh jetojnë në këtë kanton, gjatë gjithë kohës kanë brohoritur emrin e Kapitenit Lorik Cana dhe të portierit Etrit Berisha, paharruar për asnjë çast edhe përzgjedhësin e Kombëtares sonë Gianni De Biasi, të cilin e kanë cilësuar si mik të vërtetë të shqiptarëve.
Ata janë shpërndarë të qetë duke premtuar që gjatë verës së ardhshme do të jenë përkrah Kombëtares Shqiptare edhe në stadiumet e Francës.

