Pasi partitë e koalicionit u munduan t’i kontrabandojnë në mënyrë jo të rregullt disa projektligje në vazhdimin e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, partitë opozitare hodhën gazë lotsjellës brenda seancës dhe i ndërprenë dhunshëm punimet në Kuvendin e Kosovës. Kjo ishte seanca më e dhunshme në 15 vjetet e fundit.
Deri te acarimi i situatës erdhi, pasi deputetët e maxhurancës, tentuan ta vazhdojnë punën, përkundër fishkëllimave të deputetëve opozitarë, të cilët po kërkojnë nga Qeveria heqjen e nënshkrimit nga dy marrëveshjet e fundit, njërën në Bruksel dhe tjetrën në Vjenë.
Nuk u pa se cili nga deputetët e ka hedhur gazin lotsjellës, por gjatë gjithë kohës ishin ata të Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin, që u munduan ta bllokojnë seancën.