Të huajt e natyralizuar më shpejtë dhe më mirë integrohen në shoqërinë zvicerane. Në këtë përfundim vijnë studiuesit e Universiteteve të Cyrihut, Stanfordit dhe Mannheimit, përcjell albinfo.ch
Në studimin e tyre, ata krahasojnë 700 emigrantë të natyralizuar, të cilët të gjithë kanë jetuar në Zvicër. Studimi ka bërë të qartë se qytetarët e natyralizuar janë integruar më mirë në të gjitha nivelet shoqërore dhe politike në shoqëri sesa ata që janë refuzuar.
Sipas studimit veçanërisht kanë përfituar qytetarët e natyralizuar nga Turqia dhe nga vendet e ish-Jugosllavisë, të cilët kategorizohen si grupe të margjinalizuara të emigrantëve.