Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te shfaqja e parë e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Romanca e hidhur”, të cilin projekt filmik po e sjell para publikut në Bujanoc regjisori dhe skenaristi nga Zvicra, Valton Jakupi, me stafin e tij të kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Swityerland.
Jorastësisht regjisori ka zgjedhur Bujanocin, sepse edhe vetë vjen pikërisht nga ky regjion.
Regjisori dhe skenaristi i filmit “Romancë e hidhur”, Valton Jakupi, është i njohur për artdashësit e kinematografisë evropiane dhe asaj shqiptare.
Emri i Valtonit lidhet edhe me njërin nga projektet e kinematografisë shqiptare, me filmin “Mbret i mbretërve”, i cili i kushtohet heroit legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, film i cili do të xhirohet nga regjisorët me famë ndërkombëtare të Hollywood-it, në mesin e të cilëve do të jetë edhe Valton Jakupi dhe producenti Valdet Karaja.
Premiera e filmit “Romancë e hidhur” në Bujanoc organizohet nga aktori dhe aktivisti Nagip Taipi.
Sipas vullnetit të stafit pjesëmarrës të këtij projekti filmik, të ardhurat nga shfaqja e parë e filmit do t’i dhurohen Zyrës për të Rinj në Bujanoc.
Pas shfaqjes së parë të filmit në Bujanoc, artdashësit e kinematografisë do të kenë rastin ta shohin këtë film artistik në shumë qendra të Evropës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
