Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar edhe duelin e dytë në Kampionatin Evropian për juniorë në xhudo, që është duke u zhvilluar në Oberwart të Austrisë.
Distria ishte e mrekullueshme në rrethin e parë, duke e deklasuar për 2 minuta e 6 sekonda turken Merve Tas.
Po ashtu ajo me plot sukses dhe për një kohë të shkurtër arriti të mposhtë edhe gjermanen Ines Beischmidt, transmeton albinfo.ch.
Distria, e cila garon në kategorinë 52 kilogramë, në finalen e Grupi A do të përballet me francezen Astride Gneto.
Xhudistja nga Kosova është pretendente për të fituar edhe Kampionatin Evropian të kësaj kategorie.