George Skrzynecky dhe Lucian Poznanski kanë lindur nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në Gjermani. Nëna e tyre, një grua polake, i solli fëmijët e saj në jetë në një kamp, po ajo papritmas ishte sëmurë dhe nuk ishte më në gjendje të kujdeset për binjakët, kështu që fëmijët ishin marrë nga Kryqi i Kuq në Poloni dhe ishin dhënë për adoptim.
Ata nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin për vite.
Ata u ndanë dhe rriten në familje të ndryshme. Për vite me radhë ata nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin. Nëna e tyre ishte vënë në kërkim të tyre më vonë, por nuk u lejua për t’i parë binjakët. Ajo vdiq më 1952.
Në vitin 1960 George kërkoi nga Kryqi i Kuq për ta gjetur vëllain e tij. Por, pa sukses. Ndërsa Lucian kishte krijuar familjen e tij në Poloni, ndërsa George u transferua në Kaliforni për të filluar një jetë të re atje.
Vetëm në vitin 2014 arriti Kryqi i Kuq për të vendosur kontakt në mes të dy vëllezërve binjakë. Tani, 68 vjet më vonë, ata u takuan në Poloni për herë të parë. Takimi i tyre nuk mund të mos jetë emocional.