Kancelari austriak Werner Faymann i ka cilësuar si “naziste” metodat me të cikat kryeministri hungarez Orban po provon të frikësojë refugjatët. Me qasjen e tyre ndah refugjatëve, autoritetet hungareze të kujtojnë kohën e nazizmit, ka thënë Faymann. Ai e ka quajtur kryeministrin hungare “krejtësisht të papërgjegjshëm”.
Kancelari ka thënë për “Spiegel” se loja me refugjatët duke i futur në trena që shkojnë diku tjetër nga ajo që i kanë njoftuar, është një metodë që të kujton deportimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Para një jave në Hungari një tren me refugjatë ishte nisur gjoja për në Austri ndërsa atë e kanë ndalur në një vend brenda Hungarisë dhe i kanë vendosur refugjatët në një kamp. Me atë rast aty kishte pasur reagime dramatike.