Këtë e konfirmon një sondazh që është realizuar me 1500 punëtorë.
30 për qind e të anketuarve kanë treguar se nuk qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë, ka thënë kryetari i Travailsuisse, Adrian Wüthrich.
Janë shumë arsye që i kanë detyruar punëtorët të bëjnë një veprim të tillë. Studimi thotë se është shprehje e një frike të caktuar për të mos humbur vendin e punës.
Vetëm 19 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ata janë gjithmonë në shtëpi në rast të sëmundjes.
Nga ana tjetër, duke punuar të sëmurë rrezikojnë shëndetin e kolegëve të tyre, shkruan Travailsuisse.
Përveç kësaj me këtë lojalitet bëjnë dëme ekonomike. Sipas një studimi amerikan, kostoja e të cilave shkaktojnë punëtorët e sëmurë është e lartë.