Goli i parë vjen në këtë ndeshje nga Harry Kane në minutën e 67-të, ndërsa Rooney shënoi golin e dytë në minutën e 84-të.
Rooney golin e tij të 50-të në karrierë ka arritur ta shënonte kundër Zvicrës nga 11 metërshi.
Për Zvicrën u paraqitën qysh nga minuta e parë tre shqiptarët, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka ndërsa në pjesën e dytë edhe Blerim Xhemajli.
Futbollistët në disa raste e kanë rrezikuar portën e luanëve por pa gola.
Tetë ndeshje, tetë fitore, Anglia e ka siguruar kualifikimin në Euro 2016. Helevetikët me këtë humbje rrezikohen nga Sllovenia nëse nuk fitojnë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese Euro 2016.