Më 12 shtator, të shtunën, në Amirswil shoqata shqiptare në Amriswil organizon një festë shqiptare në Kulturforum.
Me këtë rast organizatorët dëshirojnë të promovojnë kultura të ndryshme.
Po ashtu është paraparë një agjenci e udhëtimeve shqiptare për t’i informuar vizitorët për bukuritë që ka Kosova.
Përveç kësaj, vizitorët mund të shijojnë specialitetet e ndryshme shqiptare. Edhe tema e integrimit do të trajtohet nga një grup i aktorëve shqiptarë, ndërsa nuk do të mungojë as muzika shqiptare.
Më shumë informacione në linkun në vijim: