Futbollistja me rrënjë shqiptare ng Kosova, Riola Xhemaili, feston suksesin më të madh në historinë e klubit të PSV Eindhoven.
Me një fitore 2-0 kundër ADO Den Haag, Eindhovenit nuk mund t`ia marrë askush më vendin e parë, transmeton albinfo.ch. Me një javë të mbetur deri në fund të kampionatit, skuadra e Riolës është tashmë kampione holandeze.
Sulmuesja e kombëtares së Zvicrës, Riola Xhemaili e vendosi PSV në rrugën e duhur në fillim të ndeshjes. Ajo shënoi golin e saj të 13-të të sezonit në minutën e 3-të për ta bërë rezultatin 1-0.
Me numrin e golave të shënuar këtë sezon, 23-vjeçarja është aktualisht e katërta në listën e golashënueseve më të mira.
Të shtunën e ardhshme, Xhemaili mund të bëhet fituese e dyfishtë: PSV do të përballet me Twente-n, kampionët e rrëzuar nga froni, në finalen e kupës.