Nën dritën e “Flakadanit të Lirisë” dhe në kujtim të heroit Agim Ramadani, përjetuam një finale të jashtëzakonshme në kuadër të “Ditëve të Agimit”, shkruan Alban Hyseni, Kryetar i KK të Gjilanit.
Ekipi Kenan Halimi tregoi lojë të shkëlqyer dhe u shpall kampion duke mposhtur PS Center me rezultatin 3:1.
Urime të përzemërta fituesve dhe përgëzime organizatorëve për këtë super organizim!, shton Hyseni, transmeton albinfo.ch.
Turneu i futbollit ishte madhështor, duke nderuar heroin kombëtar.