Mijëra persona dolën në rrugë në disa qytete të Zvicrës për të shënuar 1 Majin, me tubimet më të mëdha në Cyrih dhe Bernë, ku u ngritën kërkesa për paga më të larta dhe përballimin e kostos së jetesës.
Sipas raportimeve, protesta në Cyrih mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë e sindikatave dhe organizatave sociale.
Në disa pjesë të qytetit pati përplasje me policinë, sidomos në orët e vona të pasdites, kur grupe të caktuara u përfshinë në tensione me forcat e rendit. raporton albinfo.ch.
Në Bernë, manifestimet u zhvilluan kryesisht të qeta, me fjalime dhe aktivitete pa incidente të mëdha.
1 Maji në Zvicër mbetet një ditë simbolike për kërkesat sociale dhe ekonomike të punëtorëve, duke mbledhur çdo vit mijëra pjesëmarrës në qytete të ndryshme të vendit.



