Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kreun e shtetit, pas heqjes dorë të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mullhaxhës.
Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha janë dy kandidatët që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes i ka propozuar, bashkë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, raporton Albinfo.ch.
Për këtë ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përmes një postimi nê Facebook.
“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, ka shkruar Haxhiu, duke i ftuar deputetët për pjesëmarrje në përputhje me obligimin kushtetues./Albinfo.ch/