Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha të cilët u nominuan javë më parë nga Vetëvendosje si kandodatë për President të Kosovës, kanë njoftuar se nuk do të vazhdojnë më kandidaturën e tyre për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Të dy kandidatët vendimin e tyre e kanë bërë të ditur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur në pasditen e sotme.
Konjufca deklaroi se po tërhiqet zyrtarisht nga kandidatura për President, duke konfirmuar vendimin e tij në këtë seancë.
Edhe Fatmire Mullhaxha bëri të ditur të njëjtën gjë, duke u tërhequr nga procesi i kandidimit për kreun e shtetit.