Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca jashtëzakonshme plenare, për siç është thënë, diskutim për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sot në orën 17:00.
Lidhur me këtë ka pasur përplasje në seancën e sotme plenare, teksa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se partia që ai drejton nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për diskutime lidhur me zgjedhjen e presidentit, transmeton albinfo.ch.
Ai e ka quajtur këtë seancë “show propagandues të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Ndryshe, nesër përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.