Në një qendër tregtare në Tiranë është dhënë alarm për bombë.
Menjëherë pas alarmit, janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin brenda ambienteve, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet dhe verifikimet përkatëse, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë apo një kërcënim real.
Ndryshe, një alarm i ngjashëm u dha edhe në një tjetër qendër tregtare në Tiranë, dje pasdite.